You are here
Home > Futboll Bota > Berisha i thotë të gjitha: Nuk më larguan nga Atalanta, fola me Petanjën dhe Kurtic për SPAL-in

Berisha i thotë të gjitha: Nuk më larguan nga Atalanta, fola me Petanjën dhe Kurtic për SPAL-in

Pas një sezoni jo siç pritej, Etrit Berisha mbylli marrëdhëniet me Atalantën duke iu bashkuar ekipit të SPAL. Këta të fundit siguruan mesin e tabelës duke ngushëlluar gardianin shqiptar të bindej në aventurën e re. Kjo edhe për faktin se kërkesat për Berishën ishin të pakëta. Tek Atalanta në katërkëndëshin e portës u pozicionua Gollini dhe la nën hije portierin shqiptar. Megjithatë kjo situatë ka kaluar dhe Etrit Berisha është në prag të startimit të kampionatit të ri në Seria A.

Gjatë fazës përgatitore  portieri 30-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë ka dhënë një intervistë për mediat pranë klubit të SPAL. Berisha ka folur mbi situatën aktuale të klubit, përshtatjen e tij në ekipin e ri si dhe për skuadrën e Atalantës.

“Ishte vendimi im për të qëndruar ose jo te Atalanta. Unë mendova se në këtë moment kishte nevojë për një aventurë të re dhe zgjodha këtë rrugë. Përpara se të vija këtu kam folur me Petanjën dhe Kurtic. Ata më kanë shpjeguar më shumë rreth qytetit dhe unë dalëngadalë do nis ta shoh, pasi kemi qënë vetëm në stërvitje. Sa i përket trajnerit Gaspërini unë nuk kam asgjë me vetë. Klubi dhe vetë trajneri vendosi të vazhdonte me Golinin dhe nuk mund të them asgjë. Ata më njohin mua dhe e dinë se çfarë mund të jap”, ka thënë Berisha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top