
Një rekord negativ kishte Kristiano Ronaldo me shqiptarët, ndërsa asnjëherë nuk kishte mundur t’i shënonte në ato pak përballje Kombëtares tonë, por edhe një portieri shqiptar. Strakosha do të shndërrohej në një “mace të zezë” në përballjen e parë gjatë këtij sezoni, duke bërë gjithçka vetëm që portugezi të mos shënonte.
Sigurisht që flasim për disa statistika që i dinë vetëm tifozët shqiptarë, pasi yjeve të këtij kalibri, as që mund t’u shkojnë ndërmend fakte të tilla. Por ai gol i realizuar së fundmi i Ronaldos ndaj Atalantas, do e thyente disi këtë “mallkim”.
Portugezi do të vinte nga stoli, ndërsa me pak minuta në fushë, do të dërgonte topin në portën që mbrohej nga Berisha. Në këtë mënyrë i hiqet edhe shansi i Strakoshës, që në përballjen e së dielës ndaj Juventusit, të kishte një motiv më shumë për të mbajtur portën e paprekur, të paktën nga Ronaldo. /Shqiperia.ch/