You are here
Home > Futboll Bota > Berisha i bën te Atalanta të kapërdijnë fjalët, por Gjimshiti është histori e mbyllur

Berisha i bën te Atalanta të kapërdijnë fjalët, por Gjimshiti është histori e mbyllur

“Kemi luajtur shumë me Gollinin, tani është momenti që të aktivizojmë edhe Berishën”, ishte kjo mënyra sesi Gasperini do të shprehej në ditën e djeshme, për rikthimin e shqiptarit si portier titullar. Tekniku i klubit nga Bergamo kërkon aktivizimin e të dy portierëve, këtë herë ishte thjeshtë koha e gardianit shqiptar.

Ky i fundit u tregoi të gjithëve sesa kishin gabuar me lënien e tij në stol. Gjatë asaj kohe, nuk ishin të paktë njerëzit që kërkonin lënien në stol të Berishës, pasi si titullar po aktivizohej një portier i ri italian, që ka gjithë të ardhmen përpara.

Ndaj Parmës, Berisha ishte një nga më të mirët, e nëse Atalanta nuk pësoi në ndeshjen e sotme, kjo erdhi për meritë të portierit shqiptar. Tashmë të gjithë duhet të kapërdijnë fjalët, nëse u shprehën për një perëndim të parakohshëm të Berishës.

Por situata nuk është e njëjta për Gjimshitin, që duket një histori e mbyllur te Atalanta. Në kohën kur njëri prej qendërmbrojtsëve të skuadrës mungon, Gasperini ka pasur gjithmonë në balotazh Gjimshitin me Mancinin, me këtë të fundit që ia ka dalë në pjesën më të madhe të rasteve.

Kështu ndodhi edhe sot, Toloi i dëmtuar, ndërsa Mancini la sërish në stol Gjimshitin. Mbrojtësi italian do të ishte edhe njeriu i ndeshjes, pasi arriti të shënoj dhe të jap assist për golin e tretë. Kjo nuk duhej për Gjimshitin në këto momente, ndërkohë që skuadrës i bashkohet edhe Toloi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top