
Gjysma e sezonit ka kaluar për pjesën më të madhe të kampionateve në Europë, duke dhuruar spektakël dhe supriza të herëpashershme.
Me shumë lëkundje ka qenë paraqitja e futbollistëve të Kombëtares, ku në të njëjtën linjë paraqitet edhe Etrit Berisha. Portieri i Kombëtares dukej i sigurt në ditët e para të sezonit të ri te Atalanta, derisa situata nisi të ndryshojë. Një portieri i ri, Golini, e uli në stol Berishën për shumë ndeshje rradhazi.
Teksa pritej edhe një largim i gardianit tonë, do të ishte Gasperini që do t’i jepte një tjetër shans Etritit. Pavarësisht disa gabimeve në ndeshje të caktuara, përgjithësisht niveli që ka treguar futbollisti i Kombëtares i ka përmbushur pritshmëritë. Një pritje ëndrrash kreu ndaj Bentakurit në takimin e fundit ndaj Juventusit, duke fituar edhe duartrokitjet e tifozëve.
Së fundmi, media sportive pranë klubit të Atalantas, “Bergamopost”, ka bërë një përshkrim nëpërmjet gazetarëve të saj për gjendjen e Berishës dhe paraqitjes së tij me bardhezinjtë, pa harruar këtu edhe duelin me Golinin.
“Temperatura ishte shumë e ulët, por portieri shqiptar është i një lloji të veçantë dhe pasi i përshëndeti tifozët, buzëqeshja e tij pasi i priti atë goditje fantastike Bentakurit, fliste shumë ndaj Juventusit. Këtu në Itali po e kritikojnë pafundësisht këtë lojtar. Në daljet që bën ka për të përmirësuar. Megjithatë gjërat duhen thënë ashtu siç janë. Kohët e fundit është mirë dhe përse vazhdojnë të kritikojnë më kot. Golini nuk mund të mbahet në stol sa për të zënë myk. Nëse ka nevojë për një zgjidhje, Berisha mund ta japë dhe Golini duhet të ndërmarrë një eksperiencë tjetër. Carnesecchi mund të shihet për të ardhmen si gardiani i Atalantës”. /Shqiperia.ch/