Padyshim që idetë e Gasperinit e fundosin tërësisht portierin shqiptar, Etrit Berisha. Fillimi i sezonit nuk ishte aspak i mirë për gardianin e Kombëtares, që e pa veten në stol dhe të aktivizohej si titullar portieri i ri i Atalantës, Golini.
Do të ishte trajneri Gasperini ai që do të hidhte një ide të re sa i përket zgjedhjes së portierëve, që lë vend për shumë diskutime: “Do të luajnë që të dy portierët. Më parë ishte momenti i Golinit, tani i Etrit Berishës”. Kështu do të shprehej trajneri i Atalantës, që tashmë e ka riulur portierin shqiptarin në stol.
“Golini ka qënë vendimtar në disa raste me Fiorentinën dhe ne kishim nevojë për portierin. Ai luajti në fillim, ishte rradha e Berishës dhe tashmë sërish Golini. Unë mendoj se është koha kur nuk ka më portier të parë apo të dytë”, është shprehur Gasperini. Megjithëse ide të tilla, e shtyjnë gardianin e Kombëtares të mendojë edhe largimin, pasi mosha 30-vjeçare tregon se nuk janë edhe të shumta vitet në dizpozicionin e Berishës për të qënë në fatin e ruletës. /Shqiperia.ch/