You are here
Home > Futboll Bota > Berisha dhe Gjimshiti titullarë/ Sa shumë bamirësi Interit, Atalanta është për t’i mos i besuar syve

Berisha dhe Gjimshiti titullarë/ Sa shumë bamirësi Interit, Atalanta është për t’i mos i besuar syve

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën midis Atalantës dhe Interit me rezultatin 1-0. Mesa duket trajneri italian i bergamasëve në mungesë të qëndërmbrojtësit Masiellos, ia ka besuar vendin legjionarit kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili në këtë pjesë të parë ka bërë një paraqitjet tepër të mirë.

Gjithashtu shqiptarit i ka rënë pjesa më e madhe e detyrës për të markuar një nga sulmuesit më të mirë të momentit në kampionatin Italian, siç është Mauro Ikardi, ndërsa deri në këtë moment e ka bërë mjaft mirë detyrën e tij. Përsa i përket gardianit kuqezi, ka mundur ta mbajë portën e paprekur kundrejt zikaltërve të cilët në këtë sfidë janë pretendët kryesorë për të fituar. Ajo çka mund të theksohet tjetër është se  mbrojtësi Gjimshiti rikthehet në të luajë për Atalantën që pas 2 shtatorit në sfidën e luajtur kundër Kaliarit.

Skuadra e Atalantës pas shënimit të golit, ka patur edhe mjaft mundësi të tjera për të dyfishuar rezultati, por Iliçiç, Zapata dhe futbollistët e tjerë nuk kanë qenë të saktë me portën e boshatisur, teksa ka shpërdoruar pafundësisht mundësi të pastra, deri në kufijtë e së pabesueshmes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top