You are here
Home > Kombëtarja > Bëri shumë gabime dhe i mungon freskia, te Arisi projektohet stoli për Migjen Bashën

Bëri shumë gabime dhe i mungon freskia, te Arisi projektohet stoli për Migjen Bashën

Disa gabime të kryera në ndeshjen ndaj Levadikosit, mungesa e freskisë në fushën e lojës dhe një kontribut i pakët në atë fitore. Është kjo mënyra sesi “Metrosport” përshkruan gjëndjen aktuale të Migjen Bashës.

Futbollisti i Kombëtares është konsumuar shpejt në klubin grek, teksa vetëm pas një ndeshje të zhvilluar, ka bërë një program veçmas në stërvitje, për shkak të ngarkesës së lartë fizike që kishte marrë në kohët e fundit.

Tashmë te Arisi janë duke projektuar uljen në stol të Bashës, të paktën sipas medias greke, duke e cilësuar shqiptarin pak të vlefshëm në fitoren e ndeshjes së shkuar ndaj Levadikosit dhe ka dilema të mëdha nëse Migjeni do të luajë si titullarë me PAS Giannan. Gjithashtu në Greqi do të luhen edhe ndeshjet e Kupës dhe për këtë klubi grek kërkon një freski në mesfushë.  /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top