You are here
Home > Kombëtarja > Beqiri e nis aventurën me malore te Shqipëria, do të përballet ndaj Anglisë

Beqiri e nis aventurën me malore te Shqipëria, do të përballet ndaj Anglisë

Në muajin janar, Turqia do të zhvillojë një kompeticion ku do të marrin pjesë disa Kombëtare të grupmoshave U-17. Janë plot tetë të tilla, ku ndër to janë dhe kuqezinjtë tanë 17 vjeçar, të cilën do të marrin pjesë në “Mercedez Benz Cup”.

Djemtë e drejtuar nga Elvin Beqiri, ditën e sotme kanë njohur kundërshtarin e tyre që do të kenë përballë. Shqipëria U-17 në grup u ka rezervuar fati i goglave përfaqësuese si Turqia, Anglia dhe Moldavia. Ekipet janë të ndara në dy grupe, A dhe B, me nga 4 Kombëtare,  ku në grupin B bëjnë pjesë Rusia, Spanja, Maqedonia dhe Turqia.

Dy vendet e para që do të dalin nga këto grupe, do ë përballen me njëra tjetrën në sfidën finale, e cila luhet  në datën 19, ndërsa dy vendet e dyta respektive do të ndeshen për vendin e tretë të këtij evenimenti.

Përsa i përket kuqezinjve 17-vjeçarë të drejtuar nga Elvin Beqiri ndeshjen e parë do ta kenë përballë Anglisë në datën 14 janar. Më pas pason me Turqinë dhe në fund Moldavinë, respektivisht më 15 dhe 17 janar. Ky kompeticion do të jetë edhe një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Shqipërisë U-17, pasi Beqiri do të mund të njohë edhe më mirë potencialin e lojtarëve që ka në dispozicion. /Shqiperia.ch/

Kalendari i ndeshjeve:

14 Janar 2019 Angli-Shqipëri ora 15:00

15 Janar 2019 Turqi-Shqipëri ora 12:00

17 Janar 2019 Moldavi-Shqipëri ora 15:00

19 Janar 2019 Finalja e vendit të 3-të ora 12:00

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top