You are here
Home > Kombëtarja > Benjamin Kololli “fundos” Sionin e Lenjanit në shtesa (VIDEO)

Benjamin Kololli “fundos” Sionin e Lenjanit në shtesa (VIDEO)

Po shkonte gjithçka mirë deri në minutat e fundit shtesë të lojës. Sioni po siguronte pikën e artë ndaj Zyrihut por Kololli prishi festën e miqëve në minutën e 90+1’. Sulmesi i përfaqësueses së Kosovës i dha fitoren 1-2 skuadrës së tij duke e ngjitur në podiumin e klasifikimit.  Në këtë takim Ermir Lenjani e nisi si titullar duke lujtur për 90’ minuta, ndonëse fati nuk ishte deri në fund me të.

Përballë tij ishte dyshja e vëllezërve nga Kosova, Kololli-Kryeziu të cilët dolën edhe fitimtarë në funs të takimit. Në minutat shtesë lojtarët e Zyrihut shfrytëzuan kundërsulmin duke e gjetur të boshatisur zonën e Sionit. Ishte Kololli ai që me një assist perfekt e nxori shokun e tij të skuadrës vetëm për vetëm me portierin. Një shtyrje e lehtë dhe 1-2. Zyrihu shmang barazimin ndërsa Kololli rregjistron gati-gati një tjetër gol në paraqitjet e tij në kampionatin zviceran./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top