You are here
Home > Kombëtarja > Bëni si them unë, por jo si bëj unë! Herzog dhe taktika “e pisët” ndaj Shqipërisë

Bëni si them unë, por jo si bëj unë! Herzog dhe taktika “e pisët” ndaj Shqipërisë

Përpara takimit ndaj Shqipërisë, atëherë kur Izraeli sapo kishte dalë nga triumfi ndaj Skocisë me rezultatin 2-1, trajneri i saj Herzog shprehej:

“Skocia më pëlqeu, sepse pas shënoi një gol, vazhdonte të luante përpara dhe na lejoi të luanim futboll. Në Shqipëri na ndodhi e kundërta, pasi ata shënuan, u kthyen që të gjithë në mbrojtje. Kështu, nuk mundnim ti gjenim hapësirat për të shënuar”.

Në vendin tonë ekziston një shprehje e saktë që mund të përshkruaj këtë rast: “Bëni si them unë, por asnjëherë si bëj unë”. Kjo është ajo se çfarë Herzog shpreh me veprimet e tij, teksa Izraeli në fushën e lojës gjatë mbrëmjes së djeshme, ishte pikërisht ai ekipi që vetë trajneri “kritikonte” përpara disa orëve.

Një gol i shënuar me dinakëri në fillimin e lojës dhe një skuadër e kthyer e gjitha mbrapa, për të pritur Shqipërinë dhe për të testuar nervat tona. Kjo ishte ajo se çfarë u pasqyrua në një takim që fati shpeshherë, i kombinuar me mungesën e paaftësisë tonë për të shënuar në portën kundërshtare, bëri që Izraeli të dukej si një skuadër e madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top