You are here
Home > Kryefaqja > Benevento deshi të blinte Gjimshitin, e trembi çmimi i Atalantës

Benevento deshi të blinte Gjimshitin, e trembi çmimi i Atalantës

Berat Gjimshiti mund të vazhdonte të ishte një lojtar i Beneventos të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Futbollisti shqiptar ka qenë ai që ka luajtur më shumë në këtë edicion që sapo u mbyll në radhët e debutuesve në Serinë A, ku mbyllën sezonin në vendin e fundit dhe u ktheyn përsëri në Serinë B.

Kjo kishte shtyrë skuadrën që të kërkonte blerjen e mbrojtësit nga Atalanta, klubi që zotëron kartonin e tij dhe që e kishte dhënë këtë sezon në huazim. Por drejtuesit e klubit të qytetit të Bergamos kanë kërkuar një çmim të lartë për të, sipas asaj që raportojnë mediat italiane. Kjo ka shtyrë Beneventon që të tërheqë kërkesën, edhe pse e shihte futbollistin si një elementëve më të rëndësishëm për të tentuar rikthimin e klubit në elitë.

Atalanta nuk planifikon të huazojë mbrojtësin shqiptar, i cili ka edhe një vit kontratë në radhët e këtij klubi. Sipas informacioneve nga Italia, ideja është që të mbahet dhe të rinovohet me të, ose të shitet përfundimisht. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top