
Eros Grezda duket se këtë periudhë nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij si futbollist. Sezonin që lamë pas, mesfushori kuqezi u transferua tek gjigadët skocez të Glasgou Rangersit, por cilësohet si një vit me paraqitje të dobta tek ky klub. Si të mos mjaftonte kjo, edhe tek Kombëtarja ai u largua për shkak të kapriçove të tij dhe mes një zhurme të madhe, ku ego për të pasur një vend të sigurt në formacion, ka sjellë edhe largimin nga grumbullimi.
Situata është e qartë në Skoci, nga njëra anë kemi shifrat aspak pozitive të një sezoni dhe tashmë bëma e fundit që vjen nga Shqipëria. Fjalët e trajnerit Reja kanë bërë që të gjitha ekipet që e mendonin marrjen e Grezdës, të zmbrapsen për sjelljen e tij. Për momentin lojtari në fjalë duhet të qëndroj të Rangersi, duke pritur edhe ndonjë mrekulli të trajnerit Gerrard, për ta mbajtur në skuadër. /Shqiperia.ch/