You are here
Home > Legjionarët > Belgjika, “tokë e bekuar”. Ish-mbrojtësi i Kombëtares në kontakte me Anderlehtin

Belgjika, “tokë e bekuar”. Ish-mbrojtësi i Kombëtares në kontakte me Anderlehtin

Kampionati belg i futbollit është kthyer brenda pak kohësh në një nga destinacionet më të preferuara të futbollistëve shqiptarë. Transferimet e kryera së fundmi nga Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri kanë kthyer përsëri shqiptarët si protagonistë në Belgjikë, në një vend ku në të kaluarën kanë luajtur shumë emra të njohur të përfaqësueses shqiptare si Hasi, Çipi, Fakaj apo Aliaj.

Pikërisht ky i fundit, tashëm në rolin e menaxherit, synon që të kthehet protagonist në futbollin belg, duke i ofruar skuadrave në këtë vend talente të ndryshme. Aliaj prej vitesh menaxhon kryesisht lojtarë në tregun kroat dhe serb ndërsa duket e kanë tërhequr transferimet e fundit të shqiptarëve që të mundohet të realizojë edhe ai të tilla.

Aliaj i ka propozuar klubit të Anderlehtit mesfushorin e talentuar serb, Luka Axhiç, i cili shihet si një lojtar me shumë perspektivë. Ai ka pranuar në një intervistë për mediat belge se nëpërmjet Aliajt është në negociata me gjigantin belg ku u transferua pak kohë më parë edhe Abazaj, për të firmosur me të. Vetë Aliaj ka postuar në rrjetet sociale vizitat e tij në klube të ndryshme belge këto ditë, ku duket se po negocion edhe për futbollistë të tjerë. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top