You are here
Home > Kombëtarja > “Bekimi” i zhdukur për Shqipërinë, Kombëtarja ka nevojë më shumë se kurrë për Balajn

“Bekimi” i zhdukur për Shqipërinë, Kombëtarja ka nevojë më shumë se kurrë për Balajn

Bekim Balaj që po i mungon kuqezinjve të Panucit, shikohet që gjithmonë e më shumë është jashtë pritshmërive. Sa herë përmëndet emri i tij, çdo shqiptari i shkon në mëndje ai gol i shënuar ndaj  Portugalisë, duke na dhuruar atë 3 pikë shumë të vyera asokohe në eleminatoret e europianit “Francë 2016”.

Me klubin e Akhmatit, në Rusi sulmuesi është jashtë pritshmërive, aqsa arriti të shënonte në Kupë nga pika e bardhë, teksa kishte 1 vit që nuk e gjente rrjetën.

Shqipëria e Panucit po vuan shumë në repartin ofensiv dhe golat nuk po vijnë më nga sulmuesit. Në prag të ndeshjeve të tetorit, kuqezinjtë tanë kanë nevoj për një sulmues që e nuhat golin.

Në këtë moment, me mungesën e Armando Sadikut dhe formën jo të mirë të Sidrit Gurit, shpresa e vetme ka mbetur tek shkodrani Bekim Balaj, që duhet të rikthehet sa më shpejt tek goli, në mënyrë që numri një të pankinës së Kombëtares t’i pushojnë disi “dhimbjet e kokës”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top