You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Bëhuni gati për emocione të mëdha e futbollin e vërtetë, sot do të luajë “Kombëtarja” në Tiranë

Bëhuni gati për emocione të mëdha e futbollin e vërtetë, sot do të luajë “Kombëtarja” në Tiranë

Futbolli i vërtetë u rikthye dhe ne duhet të bëhemi gati. Spektakël pritet të dhurohet në fushë, ndërsa akoma më të shumta janë pritshmëritë nga tribunat.

Koreografia është një betejë më vete mes tifozëve, ndërsa zërat që do të pushtojnë stadiumin, do të zgjasin nga minuta e parë e lojës e deri te e fundit. Biletat janë shitur të gjitha, stadium do të jetë i tejmbushur në kapacitetin e tij.

Duket sikur jemi duke folur për Kombëtaren, e diçka e tillë do të përjetohet sot në Tiranë. Derbi Partizani-Tirana që nuk u zhvillua për një vit e i mungoi futbollist shqiptar, pas rënies së bardhebluve në një kategori më poshtë, do të luhet në ditën e sotme, si për të kompesuar gjithë këtë kohë të gjatë pritje. Ndalini punët, për një moment hiqeni mendjen edhe nga problemet tuaja, Tirana-Partizani luhet dhe ne duhet të gjendemi në TV për të ndjekur spektaklin, në mos në stadium. Duket sikur është Kombëtarja…

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top