You are here
Home > Futboll Bota > Bëhu si De Biazi! Panuçi ia dëgjon fjalën tifozëve shqiptarë, por jashtë Kombëtares

Bëhu si De Biazi! Panuçi ia dëgjon fjalën tifozëve shqiptarë, por jashtë Kombëtares

Me largimin e De Biazit nga drejtimi i Shqipërisë dhe kur vendin e tij e mori Panuçi, thuajse të gjithë tifozët shqiptarë kishin të njëjtën porosi për legjendën italiane: “Bëhu si paraardhësi yt”. Me Kombëtaren një gjë e tillë nuk u bë e mundur, pasi Panuçi u shkarkua për mungesë rezultatesh.

Por në Itali, ka një ngjashmëri të madhe në rrugën e dy trajnerëve. Pas largimit nga Shqipëria, Panuçi ka hyrë në të njëjtën rrugë ashtu si edhe De Biazi. I ulur në një karrige, por jo në drejtimin e ekipit, flasim për atë të televizionit.

Tashmë do të dëgjoni shpeshherë intervista dhe mendime për futbollin italian nga ana e ish-trajnerit të kuqezinjve, që do të bëj një xhiro nëpër mediat sportive fqinje. Këtë herë Panuçi ka folur për situatën e Interit. :”Dibala te Interi? Nëse Ikardi shkon te Juventusi, Dibala mund të largohej. Duhet të shohim nëse mund ta pranonte një gjë të tillë. Ikardi flet gjithmonë pak, ndërsa gruaja e tij nuk e ndihmon shumë për mënyrën sesi shfaqet në media. Unë kam punuar edhe me trajnerin Spaleti, është vërtet me vlera”, ka thënë Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top