
Valon Behrami është një nga ata lojtarë që ka marrë më shumë komente negative përsa i përket zgjedhjes së tij për të qënë një lojtar i Kombëtares së Zvicrës. Tashmë ai është larguar nga skuadra helvete, dhe nuk është më pjesë e tyre.
Futbollisti me origjinë shqiptare është pjesë e klubit italian të Udinezes, teksa aty duket se ka fituar edhe formën e tij mw tw mirw, ndonëse me një moshw të madhe. Ai ka dhënë një intervistë për një media italiane ku ka treguar historinë e jetës së tij. Behrami ka folur për qytetin e tij të lindjes, Mitrovicën, duke treguar moment të tmerrshme që ndodhnin në atë vend gjatë luftës kundër serbve. Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe vështirsitë të mëdha që ka kaluar kur shkoi në Zvicër, teksa ka marrë shpesh herë edhe etiketimin si “shqiptar” gjatë humbjeve.
“Unë kam lindur në Mitrovicë, që është një vend shumë i veçantë. Qytetin e ndan gjithmon në lumë, ku në njërën anë ishin serbët dhe nga ana tjetër shqipëtarët e Kosovës. Kur shumë të tjerë ishin adoleshent ose fëmijë, në vendin tim fëmijët dëgjonin krisma armësh edhe granata që nuk diheshin se ku përfundonin. Këtë gjë e kujtoi gjithmonë sa herë kthehem aty. Në Zvicër fillimi ishte shumë I vështirë sepse duhet të ambientohesha. Kur ne humbisnim, na quanin “shqiptar”, ndërsa kur fitonim na quanin “zviceranë” .Ka kaq shumë gjëra të vogla, por kurrë nuk kam menduar ndonjë gjë negative për një komb që më dha aq shumë sa një lojtar dhe si një njeri”, u shpreh Valon Behrami për mediat italiane. /Shqiperia.ch./