You are here
Home > Futboll Bota > Bazelin e ka nxjerrë jashtë loje me kohë, ekipi zviceran i zgjat kontratën “thesarit” të Shqipërisë

Bazelin e ka nxjerrë jashtë loje me kohë, ekipi zviceran i zgjat kontratën “thesarit” të Shqipërisë

Një nga emrat që pritet më shumë që të jetë pjesë e Kombëtares në eleminatoret e Europianit, është pikërisht Taulant Seferi. Ai është cilësuar si një nga talentet më të mëdha që gjendet në kampin e kuqezinjve, teksa aktualisht është pjesë e Shqipërisë U-21, e drejtuar nga Alban Bushi.

Përsa i përket klubit, Seferi radhitet si një ndër futbollistët e gjigandëve zviceran të Young Boys, megjithëse momentalisht gjendet te Winterthur. Tek këta të fundit është në formë huazimi, ku ka treguar edhe një formë tepër të mirë. Gjatë këtij sezoni futbollistik, Seferi, në 17 sfida të luajtura ka mundur të finalizojë plot 7 herë dhe të jap gjithashtu 2 asist. Ai është vetëm 22-vjeç dhe tek këmbët e tij shihet një e ardhme e madhe, teksa vlerat e tij, po i tregon mjaft mirë në fushën e blertë.

Përsa i përket situatës së tij tek klubi i Young Boys, të cilët zotërojnë edhe kartonin e futbollistit, ata kanë mundur t’i rinovojnë kontratën deri në verën e vitit 2020, pasi e konsiderojnë lojtarin shqiptar si e ardhmja e kësaj skuadre, ndërsa kontrata e mëparshme ishte drejt fundit. Një vlerësim i madh ky nga ekipi që e ka nxjerr prej dy vitesh jashtë loje Bazelin në Zvicër, duke e “vrarë” kampionatin shumë javë para mbarimin të tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top