
Vetëm 26 minuta loje për Arlind Ajetin në takimin që sapo është mbyllur me Bazelin, më pas ka braktisur fushën. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një vendim të trajnerit për ta nxjerrë lojtarin në fjalë jashtë fushës, por për vendimin e arbitrit.
Pas dy kartonëve të verdhë, mbrojtësi shqiptar i duhej të largohej nga fusha. Më pas miqtë e kishin më të lehtë vazhdimin e takimit, pasi arritën të shënonin 4 herë në portën kundërshtare. Ekipi i Bazelit duket të jetë një mallkim për Ajetin, ndërsa në ndeshjen e parë mes Grashopërsit dhe kësaj skuadre, futbollisti i Shqipërisë ka dalë para kohe nga fusha për shkak të një dëmtimi. Shumë luhatje në formën e këtij lojtari, që ishte një siguri e madhe në prapavijën e Kombëtares. /Shqiperia.ch/