
Albian Ajeti bën gjithçka vet. Në fillim asiston në minutën e 9’ të takimit ndërsa në minutën e 50’ i çon vet shifrat në 0-2. Bazeli po udhëhiqte pastër ndaj Luganos duke besuar tek fitorja por vendasit kishin rezervuar surpriza.humbja e vëmëndjes nga miqtë bëri që shifrat të barazoheshin në 2-2. Ajeti smund të bëntë më tepër e aq më pak Taulant Xhaka.
Dështimi i Bazelit në ndeshjen e djeshme duket se ka një të mirë, forma mbreslënëse e Ajetit. Sulmuesi nga Kosova është kthyer në një bomber të vërtet përpara portës duke shfrytëzuar në maksimum topat në zonë. Në nëntë ndeshje Bazeli ka vetëm 13 pikë ndërsa Ajeti deri më tani ka realizuar tre gola si dhe duke dhurur tre assist./Shqipëria.ch/