You are here
Home > Kombëtarja > Basti i fituar i Inzagit, trajneri vlerëson zgjedhjen e tij: ja fjalët për Strakoshën

Basti i fituar i Inzagit, trajneri vlerëson zgjedhjen e tij: ja fjalët për Strakoshën

Një nga ndryshimet që trajneri Inzagi bëri te ekipi i Lacios me ardhjen e tij në sezonin e shkuar, ishte vendimi i tij për portierin.

Pas një periudhe të gjatë që Marketi kishte në portën e Lacios, si portieri i pazëvendësueshëm, Inzagi ia besoi këtë pozicion Strakoshës, pasi kishte punuar më parë me të edhe te rinjtë e Lacios. Koha tregoi se zgjedhja e teknikut italian ishte idealja, ndërsa portieri shqiptar u shndërrua në një pikë të fortë për Lacion.

“Muzika” është luajtur në të njëjtin ritëm edhe në takimin e sotëm, atje ku Lacio barazoi me Atalantën me rezultatin 1-1, vetëm falë pritjeve shpëtimtare të Strakoshës. Në përfundimin e ndeshjes, Inzagi është shprehur i kënaqur për portierin shqiptar në intervistën e dhënë për “Premium Sport”:

“Strakosha është duke punuar dhe duke u përmirësuar ndeshje pas ndeshje. Mund të them se ai është rritur ndjeshëm nga sezoni i shkuar. Nuk duhet harruar se të jesh portieri i Lacios nuk është një përgjegjësi e lehtë”, ka thënë Inzaghi. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top