Në Kosovë janë duke preferuar gjithmonë e më tepër trajnerët nga Shqipëria. Këtë herë, kampionia e sezonit të shkuar, Drita, do të marrë ish-trajnerit e Flamurtarit të Vlorës, Shpëtim Duro.
Vetëm 3 humbje rresht, kanë bërë që ekipi nga Kosova të mos e mendojë dy herë shkarkimin e trajnerit që i solli titullin kampion, Bekim Isufi. Nga ana tjetër, diskutimi me trajnerin Duro, është duke shkuar drejt fundit.
Vetë tekniku i njohur shqiptar, ka konfirmuar bisedimet me Dritën për “GazetaOlle”: “Më kanë kontaktuar sot në drekë dhe po pres të vijnë dhe të takohemi në Tiranë”, ka thënë Duro. /Shqipëria.ch/