Ekipi i Barit ka humbur në transfertën e sotme përballë Parmës me rezultatin 1-0, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit në Serinë B.
Megjithatë kjo humbje nuk rëndon shumë në pozitat e Barit, kapiten i të cilit është Migjen Basha.
Me pozitën aktuale ku gjendet skuadra e mesfushorit të Kombëtares, është siguruar një vend në “Play-Off”, atje ku luftohet për ngjitjen në Serinë A.
Në intervistën pas humbjes ndaj Parmës, Basha është shprehur i zhënjyer me humbjen e pësuar, duke theksuar faktin se skuadra e tij kishte krijuar shumë aksione.
“Fatkeqësisht ne dalim pa pikë nga takimi me Parmën, pasi e meritonim barazimin me aksionet e krijuara. Në klasifikim nuk ka ndryshuar asgjë dhe mentalitet i skuadrës është i mirë.
Tashmë jemi duke menduar për ndeshjen e radhës dhe kërkojmë të mbajmë pozitën aktuale, vendin e 6-të në të cilën ndodhemi”, është shprehur Basha. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/