You are here
Home > Kombëtarja > Basha e nxorri serbin me barrela, dënohet klubi grek për nervat e mesfushorit shqiptar

Basha e nxorri serbin me barrela, dënohet klubi grek për nervat e mesfushorit shqiptar

Fundjava e shkuar nuk ishte pozitive për një nga legjionarët e Kombëtares, pasi Migjen Basha u tradhëtua nga nervat e tij duke bërë një ndërhyrje brutale në minutën e 10 të ndeshjes kundër serbit Maksimoviç. Pikërisht për këtë ndërhyrje ai u ndëshkua menjëherë me karton të kuq, duke lënë skuadrën e Arisit me një lojtarë më pak.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i mesfushorit shqiptar, teksa i kërkoi ndjesë të gjithëve për gjestin e pamenduar. Ndonëse kjo nuk është në natyrën e tij si lojtar, Migjeni u tregua i arsyeshëm duke i kërkuar falje edhe kundërshtarit për atë ndërhyrje brutale.

Por mesa duket kjo gjë nuk do të kalojë me kaq, pas skuadra e tij e Arisit të Selanikut është ndëshkuar me gjobë për shkak të lojës së rëndë që ushtrojnë lojtarët e saj, Basha në rastin konkret, me një ligj që ka hyrë në fuqi vetëm para pak kohësh në Greqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top