Migjen Basha është transferuar te Arisi në fundin e këtij sezoni, duke shënuar një etapë të re në karrierën e tij.
Ambientimi në klubin grek për mesfushorin shqiptar ishte më i lehtë nga çfarë mendohej, pasi i është besuar menjëherë një vend në formacion. Por “gjeniu” i Shqipërisë mund të mos jetë i vetmi që do të luajë me Arisin, kjo pasi klubi grek është në negociata edhe me Mërgim Mavraj.
Këtë e ka pranuar Basha në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Izraelin, teksa është shprehur se ka interes nga të dy palët për të përfunduar transferimin, si nga Mavraj ashtu edhe nga drejtuesit e ekipit të Arisit.
“Mavraj drejt Aris? Varet nëse do të bien dakord të dyja palët. Di që ka interes si nga ana klubit ashtu dhe nga ana e lojtarit”, ka thënë Basha në fundin e intervistës. /Shqipëria.ch/