You are here
Home > Futboll Bota > Bare u flet spanjollëve për Shqipërinë: Prisha traditën, nuk jemi kaq të dashur sa ju

Bare u flet spanjollëve për Shqipërinë: Prisha traditën, nuk jemi kaq të dashur sa ju

Malaga i besoi për të parën herë për 90 minuta dhe vlerësimet për Keidi Baren ishin maksimale. Të gjithë në Spanjë u surprizuan për mirë nga shqiptari, që me rastin e parë që iu dha, e shpërbleu besimin në mesfushë.

Ndaj Zaragozës në transfertë, mesfushori fierak tregoi shumë nga aftësitë e tij, duke bërë që ambienti i Malagas t’i kërkoj trajnerit Muniz më shumë vëmendje rreth tij. Mediat kanë kthyer vështrimin gjithashtu rreth Bares, ndërsa në një intervistë dhënë së fundmi për “Malagacfdiariosur”, vetë kapiteni i Shpresave u ka treguar Shqipërinë spanjollëve.

“Punët në Shqipëri funksionojnë kështu, me lojtarët më të mirë që debutojnë shumë herët. Unë kam dalë në fushë që 15 vjeç në Fier dhe ishte shumë emocionuese. Tani mendoj se një 15-vjeçar nuk është gati për një gjë të tillë. Të gjithë të afërmit e mi kanë qenë të lidhur me futbollin.

Babai im, Artan Bare ishte një futbollist. Ai ka luajtur si mesfushor në Shqipëri, duke qenë pjesë edhe e Apolonisë. Nga ana tjetër, xhaxhai, Arbër Mone është në Shqipëri, në Ferizaj. E ka nisur si mesfushor qendre, tani luan si mbrojtës në krahë.

Qyteti  i Fierit është vetëm 25 minuta larg plazhit dhe 1 orë larg Tiranës, kryeqytetit. Qytet i vogël jemi, por shumë i bukur. Nuk e them këtë vetëm se kam lindur atje.

Ndryshimet e Fierit dhe Malagas? Shqiptarët janë shumë mikëpritës, por disi të ftohtë dhe më pak të dashur se në Malaga, pastaj këtu kemi edhe më shumë diell. Kur unë arrita në Spanjë nuk kishte asnjë shqiptar tjetër. Sadiku gjendej te Levante së fundmi, por tashmë është larguar”, u shpreh Bare. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top