You are here
Home > Futboll Bota > Bare shkëlqen që në ndeshje të parë: Mushkëri që shëron dhe ishte kudo, por nuk ndryshon

Bare shkëlqen që në ndeshje të parë: Mushkëri që shëron dhe ishte kudo, por nuk ndryshon

Malaga e ka nisur me fitore kampionatin në “La Liga 2”, atje ku ia doli me rezultatin 0-1 ndaj Santander. Më shumë se e vështirë ishte kjo përballje për skuadrën ku luan edhe Keidi Bare, që në të paktën dy raste i ka shpëtuar paq pësimit të golit, duke u ndihmuar nga shtylla.

Vlerësimi për mesfushorin shqiptar ka qënë shumë pozitiv nga mediat spanjolle, teksa luajti për 90 minuta në fushën e lojës. Në lartësinë e duhur dhe i pakalueshëm ishte në mesfushë, me prestigjozen “AS” që shkruan më tej:

Keidi Bare: “Shqiptari, në linjën e tij, shërbeu si “mushkëri shëruese”. I dha oksigjen ekipit dhe përmbante karakterin e tij, shpeshherë të zjarrtë, që nuk ndryshon kurrë. Ishte kudo në fushë”, shkruhet te “AS”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top