You are here
Home > Futboll Bota > Bare rrëfen sakrificat: Dola nga shtëpia duke qarë, e lashë Shqipërinë dhe familjen për futbollin

Bare rrëfen sakrificat: Dola nga shtëpia duke qarë, e lashë Shqipërinë dhe familjen për futbollin

Keidi Bare është surpriza më e bukur e Malagas në ndeshjet pas janarit. Megjithëse mesfushorin shqiptar skuadra spanjolle e kishte transferuar prej kohësh, hapësira dhe besimi për të do të vinte së fundmi, atje ku gjithçka është shpërblyer.

Futbollisti i Shqipërisë ka qënë gjithmonë tek më të mirët, duke vrapuar në gjithë fushën gjatë 90 minutave. Gjithë interesimi i mediave spanjolle shkon edhe për këtë yll të ri që ka lindur papritmas, ndërsa te Atletiko Madridi nuk e mori besimin e madh.

Bare ka rrëfyer gjithë sakrificat e bëra, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar jashtë Shqipërisë dhe larg familjes, vetëm për arritjen në karrierën personale.

“Që në një moshë shumë të re, unë e kisha të qartë se duhet të mbërrija larg në futboll. Tani shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë dhe jam duke i bërë mirë gjërat. Shqipëria është një vend i vogël, lojtarët zakonisht luajnë jashtë terriorit të tyre. Unë kam ikur shumë herët, shkova në Greqi për 4 vite, ndërsa familja ime qëndonte në Shqipëri. Pastaj u ktheva dhe erdha në Spanjë, ku kam qëndruar për gjashtë vite.

Në shtëpinë time gjithmonë më kanë arsimuar kështu, që duhet të hiqja dorë nga diçka, për të pasur një jetë më të mirë. Tashmë jam më i pjekur, sepse e kisha të vështirë larg familjes. Më kujtohet mirë kur kam dalë nga shtëpia duke qarë, por asgjë nuk ndodh. Kjo është vetë jeta, futbolli është gjithmonë sakrifikim”, u shpreh Bare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top