You are here
Home > Kryefaqja > Bare rrëfen në Spanjë vitin e 97-ës: Vriteshe edhe në shtëpi, mendoja se më gënjente babai

Bare rrëfen në Spanjë vitin e 97-ës: Vriteshe edhe në shtëpi, mendoja se më gënjente babai

Keidi Bare është gjithmonë në qendër të vëmendjes në Spanjë. Kjo jo vetëm sa i përket ndeshjeve të mira që është duke zhvilluar me ekipin e Malagas, por edhe për vetë historinë e tij.

Që i vogël e ka braktisur familjen, për të vrapuar në Europë pas futbollit. E bëri këtë gjë në Greqi dhe sa shumë vështirësi që mori mbi shpatullat e tij. Për të vazhduar me ato vite të kaluara te Atletiko Madridi, ndërsa tashmë luan me Malagan. “Shqiperia.ch” sjellë edhe interevistën e fundit të Bares, duke përshtatur gjithçka që lojtari ka folur edhe për vitet e errëta të vendit tonë, gjatë periudhës së 1997.

“Të jetosh larg familjes ishte shumë e vështirë. Nuk kam kaluar shumë mirë. Shkova në Greqi dhe nuk dija gjuhën, nuk flisja fare. Por kjo është jeta, apo jo? E vura futbollin para të gjithave dhe babai gjithashtu, për të ardhmen time.

U linda në luftë në Shqipëri, atëherë kur u hapën edhe depot e armëve. Të gjithë ishin të armatosur dhe ti kur ikje për në shtëpi, mund të përfundoje i vrarë. Këto janë përjetimet e babait sigurisht, sepse unë nuk kujtoj nga kjo pjesë. Gjërat ishin të vështira, por tashmë në Shqipëria gjithçka shkon në mënyrë perfekte.

Idhulli im është Fernando Torres. Madje kur isha i vogël kisha një adresë në“Facebook” me emrin e tij. Pastaj mënyra sesi rrjedh jeta, pasi unë debutova me Atletikon e Madridit, kur në fushë ishte edhe Toresi.

Më kujtohet edhe ai pezullim i gjatë, pasi ofendova arbitrin. Ishte periudha më e keqe e jetës sime. Jam penduar vërtet shumë dhe i kërkova falje edhe arbitrit. Familja u çudit gjithashtu, pasi e dinë që unë nuk jam një njeri i tillë.

Babai im, Artan Bare, më ndiqte gjithmonë në stërvitje dhe ndeshjet e mia. Më thoshte që jam një lojtar vërtet i mirë, por unë gjithmonë mendoja se ishte duke më gënjyer”, ka thënë Bare. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top