
Një nga lojtarët shqiptar më të përfolur në kampionatin spanjoll është pikërisht Keidi Bare. Aktualisht mesfushori është pjesë e skuadrës së Malagës, teksa këta të fundit arritën të merrnin një fitore me rezultatin 0-2 në transfertën e vështirë përballë Zaragozës.
Për herë këtë sezon Bare luajti me skuadrën e parë të Malagës nga minuta e parë, ku arriti të ishte pjesë e lojës plot 90 minuta. 21-vjeçari bëri një lojë të pëlqyeshme ndërsa tregoi se ishte në një formë tepër të lartë. Kujtojmë që Bare përpara kësaj sfide, ishte pjesë e ekipit të dytë të Malagës, i përfunduar në këtë skuadër pas kalimit nga Atletiko Madridi.
Menjëherë pas përfundimit të sfidës, Bare u shpreh se ishte i befasuar disi nga besimi që tregoi trajneri i spanjollëve në takimin e djeshëm.
“Unë jam i gatshëm për çdo gjë dhe për të ndihmuar ekipin. Trajneri e di më së miri se përse më vendosi mua, ai e di nëse duhet të më besoj ende. Më ka befasuar me aktivizimin, prandaj e falenderoj atë. Kartoni i verdhë që mu tregua nuk ndryshoi aspak në lojën time”, u shpreh Keidi Bare. /Shqiperia.ch/