
Sa shumë që kanë ndërruar gjërat për kapitenin e Shqipërisë U-21, Keidi Bare. Ky i fundit nuk po i gjente hapësirat te Atletiko e Madridit duke kaluar te Malaga.
Në këtë aventurë te re, mesfushorit iu bë e qartë së fillimisht duhej t’i bashkohej të rinjëve. Ashtu ndodhi, shumë herë do të thirrej nga Malaga para dhjetorit lojtari shqiptar, por vetëm sa për stërvitje. Tashmë gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për të. Kanë mjaftuar 361 minuta loje për Baren, që të marrë jehonë te Malaga.
I palodhur në mesfushën e ekipit spanjoll, ndërsa së fundmi ka dhënë edhe një asist fantastic ndaj Almerias. Pasi shumë media spanjolle kanë shkruar për këtë futbollist, ishte rradha e “Vavel” që ta përkufizonte si një siguri për mesfushën. /Shqiperia.ch/