Maqedonia ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Lihtshtejnit, ndërsa një perlë e vërtetë ishte realizimi i Enis Bardhit.
Futbollisti shqiptar vazhdon të magjeps nga goditjet e dënimit, e këtë herë ka shtangur portierin e Lihtestejnit. Me një goditje nga një distancë jo shumë e largët, Bardhi e ka ndalur topin në rrjetë, falë një goditjes së dënimit të ekzekutuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç ka bërë jo pak herë në karrierën e tij.
Ky gol do t’i hapte rrugën e fitores Maqedonisë, që në fund do të mposhte Lihtshtejnin, për të mos gabuar në këtë transfertë që ishte e dënuar për të fituar. Ndërkohë që pa hezituar gjatë, mund të themi se Enis Bardhi është lojtari që i mungon kombëtares shqiptare dhe që mund t’i bënte shumë punë kuqezinjve. /Shqiperia.ch/