You are here
Home > Futboll Bota > Barcelona mund të vendosë karrierën e Sadikut, një shans i fundit…para se të kapen valixhet

Barcelona mund të vendosë karrierën e Sadikut, një shans i fundit…para se të kapen valixhet

Më në fund pritet që të rikthehet në fushën e blertë sulmuesi i munguar i kuqezinjve, Armando Sadiku. Këtë herë jo me Kombëtaren, por me skuadrën e tij të Levantes, teksa këta të fundit bëhen gati për sfidën e kupës së Spanjës përballë katalanasve të Barcelonës.

Armando Sadiku vazhdon të stërvitet rregullisht me klubin e tij, ku mendohet që në këtë përballje do të jetë dhe rikthimi i tij pas një kohe të gjatë mungese, për shkak të dëmtimit të rëndë që mori muaj më parë. Ndeshja mes Levantes dhe Barcelonës, mund të jetë edhe prova e fundit për sulmuesin elbasanas, pasi nga Zvicra janë lëshuar sinjale të forta për një rikthim të tijin tek ekipi i Luganos.

Përsa i përket Levantes, mediat spanjolle raportojnë se ende nuk ka një përgjigje zyrtare për këto zëra, ku sipas tyre, drejtuesit e skuadrës spanjolle dëshirojnë të shohin në ç’gjendje është lojtari i tyre dhe rendimentin e tij pas dëmtimit. Ndonëse ka edhe plot 21 ditë nga merkatoja e janarit, tashmë duket se çdo gjë varet nga Sadiku, ku në ndeshjet në vijim do të tregojë nëse është në gjendje për të qënë pjesë e Levantes apo për t’u rikthyer sërish në Zvicër. Deri atëherë sulmuesi i Kombëtares po zhvillon një stërvitje intensive, që të arrij sa më shpejtë formën e tij fizike më të mirë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top