
Barcelona ka turpëruar Realin e Madridit në “Camp Nou”, duke marrë një fitore të thellë me rezultatin 5-1, që do të ndikojë moralisht te madrilenët edhe për takimet e radhës.
Goli i Marselos për të ngushtuar rezultatin në 2-1 u duk se do të rihapte lojën për të bërë edhe një përmbysje të mundshme, por ajo që do të tregonte loja më pas, ishte e vërteta e madhe mbi gjendjen e dy ekipeve. Barcelona mund të bëjë disi pa Mesin, por Realin është i shpërfytyruar pa Ronaldon.
Në fundin e këtij takimi pritet edhe shkarkimi i menjëhershëm i trajenrit Lopetegui, i cili ka zhgënjyer me rezultatet dhe nivelin e treguar me madrilenët prej shumë ndeshjesh, jo vetëm duke u bazuar te “El Clasico”. /Shqiperia.ch/
Gol De Suárez #ElClásico #ElClásicoEnDirecTV pic.twitter.com/Q9d0PyY8wc
— Marcos (@marcosquintanna) October 28, 2018