You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Barazim që shijon si fitore, festa e Partizanit dhe afrimi me titullin kampion në Shqipëri

Barazim që shijon si fitore, festa e Partizanit dhe afrimi me titullin kampion në Shqipëri

Kur Skënder Gega erdhi në krye të Partizanit, jo të gjithë tifozët vendosnin bast të sigurt se do të fitonin titullin kampion në Superiore. Kjo nisur edhe nga zhgënjimet e viteve të fundit, ndërsa të kuqtë nuk po e gjenin formën e tyre përgjatë kampionatit.

Por në vendin dhe kohën e duhur, ish-trajneri i Shpresave e gjeti formulën e suksesit për kryeqytetasit. Ndërsa ndeshjet e fundit afrojnë gjithmonë e më tepër në Superiore, Partizani ka marrë një tjetër rezultat pozitiv.

Këtë herë barazimi ka shijuar sa një fitore për të kuqtë, që nuk janë mundur në transfertën e Kukësit, duke dalë me shifrat 1-1.. Për këta të fundit, fitorja ishte detyrim nëse kërkonin të hapnin llogaritë e titullit. Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje të fundit, Partizani ndodhet po aq pikë i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Duke parë që ky ekip nuk e ka njohur fjalën luhatje këtë herë, do të jetë e vështirë që një ekip t’i marrë titullin kampion nga duart. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top