Kur Skënder Gega erdhi në krye të Partizanit, jo të gjithë tifozët vendosnin bast të sigurt se do të fitonin titullin kampion në Superiore. Kjo nisur edhe nga zhgënjimet e viteve të fundit, ndërsa të kuqtë nuk po e gjenin formën e tyre përgjatë kampionatit.
Por në vendin dhe kohën e duhur, ish-trajneri i Shpresave e gjeti formulën e suksesit për kryeqytetasit. Ndërsa ndeshjet e fundit afrojnë gjithmonë e më tepër në Superiore, Partizani ka marrë një tjetër rezultat pozitiv.
Këtë herë barazimi ka shijuar sa një fitore për të kuqtë, që nuk janë mundur në transfertën e Kukësit, duke dalë me shifrat 1-1.. Për këta të fundit, fitorja ishte detyrim nëse kërkonin të hapnin llogaritë e titullit. Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje të fundit, Partizani ndodhet po aq pikë i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Duke parë që ky ekip nuk e ka njohur fjalën luhatje këtë herë, do të jetë e vështirë që një ekip t’i marrë titullin kampion nga duart. /Shqiperia.ch/