You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Balaj dhe Berisha gjejnë golin, shpëtojnë edhe rusët nga humbja e turpshme

Balaj dhe Berisha gjejnë golin, shpëtojnë edhe rusët nga humbja e turpshme

Duket se dita e sotme është rezervuar për lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin rus. Janë pikërisht legjionarët e kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj dhe futbollisti i përfaqëseses së Kosovës, Benard Berisha, që kanë festuar për realizimet e tyre.

Këta të fundit arritën të ishin protagonist në sfidën miqësore që përfundoi pak më parë, aty ku skuadra e tyre Akhmat Gronzi, mori një humbje me rezultatin 4-3. Është dashur kundërpërgjigja e lojtarëve shqiptar, që rusët mos të pësonin një humbje poshtëruese, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të Ludogorec. Ndonëse kjo ishte një ndeshje miqësore, si Balaj ashtu eshe Berisha kanë treguar forcat për të qënë titullarë me skuadrën ruse këtë pjesë të sezonit.

Kujtojmë që skuadra e Akhmatit gjendet në vendin e tetë në kampionat, teksa janë vetëm 5 pikë larg objektivit kryesor të tyre, pjesëmarrja në kupat e Europës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top