
Kristiano Ronaldo i ka kaluar pushimet në prag të nisjes së sezonit të ri, në Kalamata të Greqisë. Sulmuesi i bardhezinjve ka pushuar në resortin “Costa Navarino”, që i ka garantuar luksin e kërkuar portugezit.
Rreth 8000 euro për një mbrëmje të kaluar në këtë resort ka paguar Kristiano Ronaldo, që kishte pamjen e plotë nga deti dhe sigurisht një pishinë personale të vendosur në dispozicionin e tij. Me largimin prej andej, shumë u përfol për bujarinë e këtij futbollisti me stafin, pasi i ka lënë 20 mijë euro bakshish, praktikisht më shumë se pagesa e stafit.
Kjo shumë e madhe parash nuk është lënë vetëm për shërbimin fantastik dhe gjendjen e mirë financiare të portugezit, por parësore ishte fakti që stafi u kujdes që fotografët të qëndronin sa më larg Ronaldos dhe të kishte më shumë privatësi. /Shqiperia.ch/