You are here
Home > Futboll Bota > Bajerni i Mynihut thërret sërish Fabian Duron, dikur la edhe vetë Ançelotin gojëhapur (VIDEO)

Bajerni i Mynihut thërret sërish Fabian Duron, dikur la edhe vetë Ançelotin gojëhapur (VIDEO)

Fabian Duro është një nga sportistët më të famshëm shqiptar, por jo në botën e futbollit. Ai njihet si një nga xhonglierët më të mirë të topit në botë, ku me performancat e tij ka lënë shumë përshtypje në disa vende të njohura të Europës.

Ndër këto ekipe, janë edhe gjermanët e Bayernit të Mynihut, teksa pak vjet më parë, Fabiani ishte i ftuar në kapin stërvitor bavarez, për të performuar për lojtarët e tyre. Nga ajo çka u tregoi xhonglieri, të gjithë lojtarët mbetën të habitur, së bashku me trajnerin e tyre asokohe, Karlo Ançelotin.

Mesa duket kjo nuk do të ishte hera e fundit që Fabiani do të performonte për klubin bavarez, pasi pak ditë më parë ai ka marrë një tjetër ftesë nga gjigandët bavarez. Këtë herë demonstroi sërisht aftësitë e tij në akrobacinë me top, por jo për ekipin e djemve, por për atë të femrave. Kështu Duro ishte i ftuar që të dhuronte spektaklin e tij përpara takimit mes Bajernit të Mynihut dhe Frajburgut për femra. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top