You are here
Home > Kombëtarja > “Babi Foto të jetë krenar“/ Prestigjozja italiane ngre në qiell Strakoshën: E ka errësuar mitin e babait

“Babi Foto të jetë krenar“/ Prestigjozja italiane ngre në qiell Strakoshën: E ka errësuar mitin e babait

Nëse vitet e fundit Juventusi do e kishte rrugën e lirë drejt titullit kampion në Serie A, këtë herë i është dashur t’i mendojë mirë hapat e hedhur, teksa një super Lazio ka dalë në skenë. Vetëm një pikë pas bardhezinjve në renditje dhe dy fitore bindëse në po aq përballje me ta, bardhekaltrit i kanë treguar të gjihtëve se skudeto nuk është një mision i pamundur për ta. E padyshim që pjesë e padiskutushme e këtij suksesi është edhe gardiani shqiptar, Thomas Strakosha. Ky i fundit ka qenë vendimtar me pritjet e tij Brenda katërkëndëshit të portës laciale dhe së bashku me mbrojtësit e ekipit përbën ka bërë që të jenë skuadra me më pak gola të pësuar.

Ky sezon fantastik për të ka bërë që prestigjozja italiane “La Gazzetta dello Sport” t’i kushtojë një shkrim portierit shqiptar, duke justifikuar kështu edhe dëshirën e Tares për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025. Shpesh në opinionin shqiptar mund të jetë cilësuar si “djali i babit”, duke bërë që figura e legjendës së portës kuqezi, Foto Strakosha, t’i eklipsojë suksesin. Por media Italiane e hedh tërësisht poshtë këtë tezë në shkrimin e saj.

“Babi Foto duhet të jetë shumë krenar. Me çdo ditë që kalon djali tij Thomas vetëm rritet e rritet, deri në atë pikë sa ka filluar të errësojë edhe mitin e tij. Dhe po, babi i Strakoshës nuk është vetëm një karakter në Shqipëri. Kapiten i Kombëtares shqiptare në vitet ’90, ai ka qenë dhe vijon të jetë një ikonë e futbollit në vendin e shqiponjave. Por djali i tij Thomas, për 4 vite si portier te Lazio dhe 2 në të njëjtën Kombëtare ku i ati ka qenë një emblemë, tani ka arritur një nivel që e vendos atë në të njëjtin ose në nivel të barabartë me babain e tij. Dhe është vetëm 25 vjeç“, shkruan “La Gazzetta dello Sport“. Prestigjozja italiane përmend edhe faktin se Strakosha është portieri i 3-të në Europës për përqindjen e pritjeve të suksesshme, duke pasur më lart vetëm Alison të Livepool dhe Rajkoviç të Reims. Një statistikë kjo që është edhe vlerësimi më i fundit i marrë për punën e bërë në fushën e lojës./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top