
Familja Xhaka po kompletohet gjithmonë e më shumë, ndërsa më parë është mësuar se Granit Xhaka është duke pritur fëmijën e parë. Nga ana tjetër Taulant Xhaka i ka propozuar Arbnorës, për të zyrtarizuar përfundimisht lidhjen e tyre. Nëpërmjet një letre emocionuese, babai i futbollistëve në fjalë, ka shprehur krenari të madhe për mesfushorin e Kombëtares.
Kjo pasi sipas Ragipit, Taulant Xhaka nuk ka menduar asnjëherë të marrë një grua të huaj, por vetëm shqiptare për të vlerësuar rrënjën e origjinës.
“Taulantit dhe Arbnores baba Ragip ju uron martesën duke ju dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur, shumë fat në jetë. Taulant, unë si babë jam krenar me ty dhe do të jem deri në vdekje që asnjëherë nuk ke menduar të marrësh një grua të huaj, pos një grua shqiptare dhe do të jem krenarë që dite ta vlerësosh se nga i ke rrënjët.
Po ashtu mburrem dhe do të jem krenar me Arbnoren që zgjodhe burrin shqiptar si Taulantin, ju falënderoj shumë ty Taulant dhe nusen tënde Arbnoren, ju uroj fat dhe jetë të gjatë – ju dua më shumëse çdo gjë që ekziston në botë, Babai juaj”, shkruan Ragip Xhaka. /Shqiperia.ch/