You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Babai i Milot Rashicës dhe propozimi për emrin e stadiumit: Kështu simbolozohet Shqiptaria

Babai i Milot Rashicës dhe propozimi për emrin e stadiumit: Kështu simbolozohet Shqiptaria

Në Kosovë është prezantuar projekti i stadiumit të ri, që ka lënë një mbresë të jashtëzakonshme në pamje të parë. Tashmë diskutimi është shtrirë te emërtimi që do të ketë kjo arenë, me tifogrupin “Dardanët” që e kanë hedhur hapin e parë.

Ata do të shkojnë në çdo qytet të Kosovës për të firmosur një peticion, ku do t’i kërkohet organeve drejtuese që emri i stadiumit të jetë “Dardania Arena”. Këtë ide e mbështet më së shumti edhe babai i yllit të Verderit, Milot Rashicës, që shprehet se kjo simbolizon të gjithë Shqiptarinë.

“Një emër që simbolizon rrënjët e të parëve tanë, ku identifikohet e tërë Shqipëria, do të ishte e mirëseardhur. Respekt për shumë dëshmorë, por mjaft me emra të përveçëm. Dardania Arena pa konkurrencë dhe shume zgjedhje e qëlluar”, shkruan Nexhmedin Rashica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top