“E vetmja dëshirë e imja, është që të mos vdes pa e parë djalin tim veshur me fanellën e Shqipërisë”. Ishte kjo mënyra sesi do të shprehej babai i Myrto Uzunit për “Shqiperia.ch“, Artani, për djalin e tij dhe fiksimin e madh për ta parë veshur me fanellën e kuqezinjve.
Tashmë dëshira dhe ëndrra më e madhe u realizua, Uzuni jo vetëm që debutoi me Kombëtaren, por ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes, duke merituar edhe duartrokitjet e trajnerit Panuçi. Një krenari e madhe është futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit për familjen e tij, duke u kthyer edhe në idhudhin e tifozëve shqiptarë.
Babai i tij, Artan Uzuni, i ka bërë një dedikim prekës djalit të tij, duke i kujtuar të gjitha fanellat që futbollisti ka mbajtur veshur në karrierën e tij, duke bërë përjashtimin…asnjë si ajo e Shqipërisë! /Shqiperia.ch/
Dedikimi i plotë
BAB, endra vazhdon,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
1)-Fanela me numrin – 7 – Doxa Pigadhakion, 11 – 16 vjec,
2)-Fanela me numrin – 7 – Tomorri – Berat , 17 – 19 vjec
3)-Fanela me numrin – 77 – Apolonise- Fier, 19 – 22 vjec
4)-Fanela me numrin – 10 -gjysem endra U 21 Kombetarja – B –
5)-Fanela me numrin – 10 – Laci, 22 – 23 vjec
6)-Fanela me numrin – 21 – Lokomotiva & Zagrebit 23 ,,,,,vjec
7)-Fanela me numrin – 9 -ENDRA ,KOMBETARJA – A –
sa shume fanela bab ,,te gjitha te bukura, por kjo me numrin -9- eshte me e bukura sepse eshte ngjyra e flamurit bab ,,Kuq & Zi,,te uroj suksese bab ,,i kalove parashikimet e mia me ke bere krenar ,,