
Ajo që i ndali karrierën sulmuesit shqiptar, Ilir Azemi, ishte aksidenti me makinë që bëri disa vite më parë. Kështu pas përplasjes me një furgon dhe me murin mbrojtës në Nurenberg, Azemi shpëtoi jetën e tij, por jo në mënyrën e plotë.
Kjo pasi për çdo futbollist vetë jeta është fusha e blertë dhe futbollistit 27-vjeçar një gjë e tillë po i mungon shumë. Ai provoi sërish të kthehej në këtë sport, ndërsa më parë gjendej me ekipin e Greuther Furth, së bashku me Mërgim Mavrajn.
Asokohe do të ishte i jashtëzakonshëm, pasi do të gjente gjithmonë golin në mënyrë krejtësisht elementare. Të sigurt do të ishin të gjithë për karrierën e Azemit, derisa shfaqet incidenti. Të gjitha aventurat e fundit kanë rezultuar të dështuara, me lojtarin shqiptar që nuk po arrin më formën e njëjtë.
E fundit do të ishte ajo me Nordhesaun, ekipi gjerman që tashmë e ka ndërperë marrëveshjem me Azemin. Në këto moment të vështira që po kalon sërish ky lojtar, është Mavraj që e mbështet vazhdimisht: “Nuk të lë vetëm kurrë”. /Shqiperia.ch/