
Dy nga transferimet më të bujshme nga kampionati shqiptar, ishin lëvizjet e Kristal Abazaj dhe Sidrit Gurit drejt Belgjikës.
Flitej për ekipe elitare si Anderlehti dhe Ostende, prandaj kjo arritje merrte një rëndësi të dyfishtë. Shumë më tepër probleme ka hasur Abazaj në aventurën e re, teksa nuk ka debutuar ende me skuadrën e tij. Nga ana tjetër, u duk se për Gurin rruga ishte e shtruar, pasi e gjeti disa herë rrugën e rrjetës.
Megjithatë gjërat kanë ndryshuar disi. Ostende ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Cercle Brugge në ditën e sotme, ndërsa Guri është zëvendësuar në pjesën e dytë, pasi e kishte nisur takimin si titullar. Në përfundimin e ndeshjes, shoku i skuadrës së Gurit, sulmuesi Canesin, ka shfyrë disi ndaj shqiptarit:
“Ne nuk ishim mjaftueshëm sulmues në takimin që kemi zhvilluar sot. Na mungojnë disa veprime që lojtarët duhet t’i kryejnë vetë, Sakala dhe Guri vijnë nga kampionate të ndryshime, kjo nuk po shkon edhe aq mirë sa duhet”, ka thënë sulmuesi tjetër i Ostendes, Fernando Canesin. /Shqipëria.ch/