
“Gjatë kohës kur nënshkrova kontratën time të parë me Shalken, të gjithë donin të ishin të afërt me mua dhe të më bënin miqësi. Nuk kisha nevojë fare për menaxher, pasi kisha shumë njerëz që më tregonin se kush ishte më e mira për mua”, kështu do të shprehej Donis Avdijaj në një intervistë të dhënë për “Goal” në fundin e vitit që sapo lamë pas.
Karriera e futbollistit shqiptar nuk do të shkonte në mënyrën më të mirë, pas disa huazimeve në ekipe më të vogla, ndërsa aktualisht luan me Willem II në Holandë. Megjithatë, gjatë periudhës së merkatos, telefoni i Avdijajt nuk do të gjejë qetësi, për shkak të lajmeve që qarkullojnë për shqiptarin.
Fillimisht do të ishin mediat italiane ato që do të shpreheshin se Juventusi po interesohej për shërbimet e këtij lojtari. Nuk kaloj shumë kohë, ndërsa nga Anglia u përfol edhe se Arsenali kishte nisur kontaktet e para për të marrë Avdijajn në Londër. Kaq duhet të mjaftoj, pavarësisht sesi do të shkoj merkato e janarit, të paktën futbollisti shqiptar do të rigjej miqtë e tij për disa kohë. /Shqiperia.ch/