You are here
Home > Futboll Bota > Avdijaj braktis ekipin për qytetin e zbukuruar, drejtuesi i holandezëve: Shaka fundviti!

Avdijaj braktis ekipin për qytetin e zbukuruar, drejtuesi i holandezëve: Shaka fundviti!

Skandalet nuk kanë të përfunduar, sa herë që bëhet fjalë për Donis Avdijajn. Asgjë në lidhje me futbollin e luajtur, por shumë me atë jashtë fushës. Këtë herë nuk bëhet fjalë për gara shpejtësie dhe thyerje të rregullave rrugore, por për braktisje të ekipit.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, futbollisti shqiptar së bashku me tre lojtarë të tjerë, e kanë harruar arsyen se përse gjendeshin në tranfertën e Emenit. Futbollistët e Willem II kanë dalë nga grumbullimi pa lejen e ekipit, për të parë zbukurimin e qytetit në ditë festash.

Do të ishte vetë trajneri që do të shprehej se kjo nuk është një sjellje profesioniste dhe për protagonistët në fjalë do të kishte dënime. Megjithatë, drejtori sportiv i holandezëve është munduar të mbulojë gjithçka ndodhi: “Mediat bëjnë shumë humor në fundvit. Kjo nuk është fare e vërtetë”, tha Mathijsen, duke dalë kështu në kundërshtim edhe me trajnerin e skuadrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top