
Rezervat e Bajernit kanë zhvilluar një ndeshje në ditën e djeshme përballë TSV Buchbach, e cila pati një fund dramatik. Rezultati përfundimtar ishte barazimi 2-2, ndërsa dy gola u shënuan në minutat shtesë.
Ekipi i TSV Buchbach ka shënuar në minutën e 90’+6’, ndërsa vetëm 3 minuta përpara këtij goli, rezervat e Bajernit kishin gjetur avantazhin. Në këtë ndeshje ka vazhduar avazin e tij edhe futbollisti shqiptar, Meritan Shabani. Talenti me origjinë shqiptare që luan me bavarezët, festoi në minutën e 49 të takimit, duke e mposhtur portierin kundërshtar në afërsi të zonës.
Tashmë Shabani ngelet në pritje të një ftese nga trajneri i Bajernit, Kovac, për ta thirrur në ekipin e parë. /Shqipëria.ch/