
Pak minuta më parë ka filluar dhe stërvitja e djemëve të Panuccit, ku me të dhënat e para i gjithë grupi ishte i plotë dhe po kryenin një stërvitje të lehtë.
Ajo çka u pa ishte se lojtarët e grumbulluar dukeshin të qetë, ku përpara se të fillonin stërvitjen, tranjeri Kristian Panucci mbajti dhe një fjalim të zakonshëm përpara tyre.
Gjithashtu në këtë stërvitje me dyer të hapura, vetëm pak minuta në fillimin e saj, u vu re se mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla, po kryente stërvitje i veçuar nga grupi tjetër i ekipit kombëtar. Kjo për shkak se lojtari është i sapo kthyer nga një demtim dhe akoma nuk ka arritur në kushtet optimale të gjëndjes fizike të tij./Shqipëria.ch/