Problemet nuk kanë të përfunduar për gardianin e portës sonë. Katër ditë më parë Etrit Berisha humbi mundësinë për të startuar titullar në miqësoren me Norvegjinë. Një dëmtim i marrë dy javë më parë në kampionat nuk e bindi trajnerin Panuçi të ofrojë minuta për portieri 29 vjeçar.
I të njejtit mendim ka qenë edhe sot trajneri i Atalantës. Në një dalje për shtyp, Gasperini u shpreh se Berisha do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Udinezes. Tekniku italian sqaroi se portieri i kombëtares sonë vuan ende nga lëndimi që mori në ndeshjen ndaj Veronës. Rikuperimi nuk është arritur ende në 100% ndaj trajneri nuk vendos të rrezikojë duke lënë disa ditë pushim Berishën.
“Mungesës së Spinazolës dhe Ilicic do t’i shtohet edhe Etrit Berisha, i cili nuk është rikuperuar ende pas dëmtimit që ka marrë ndaj Veronës dhe nuk luajtuar as me Shqipërinë. Megjithatë, situata e Spinazolës dhe Ilicic është paksa më serioze”, është shprehur Gasperini.
Armend Pire – SHQIPËRIA.CH